Gjykatat tallen me qytetarët, gjykatësit nën ndikim të politikës

  • 25 April 2019 - 19:20
Gjykatat tallen me qytetarët, gjykatësit nën ndikim të politikës

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni se si po tallen Gjykatat me qytetarët dhe të drejtat e tyre ku e njëjta lëndë rikthehet në rigjykim 4-5 herë, për shkak të mosrespektimit e shkeljes të ligjeve nga gjykatësit ne gjykatat në Kosovë? Si presin e vuajnë qytetarët 8-10 vite që të merret verdikti nga gjykatësit, edhe pse çdo gjë është e rregulluar me ligj, gjykatësit nën influencën e ndikimin e politikës shkelin ligjet me të dyja këmbët deri edhe në 10 vite!?

A është drejtësia shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut, kur lëndët nuk shohin dritën si pasojë e neglizhencës dhe qytetarëve nuk u jepet e ndahet drejtësia e merituar sipas ligjit por të maliqit? A ka rënë kredibiliteti në pikën më të ulët në sistemin e drejtësisë dhe pse?!

Pse KPK e KGJK nuk po reagojnë ndaj gjendjes së rëndë në drejtësi dhe nuk marrin masa ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të dështuar, ose të kapur nga nëntoka kriminale e politikës dhe mafio-oligarkëve!? A janë vetë anëtarët e KGJK e KPK me te kapurit dhe më të ndikuarit e politikës kriminale që po udhëheqë e shkatërron këtë vend duke e lënë pa drejtësi nga i cili gati të gjithë duan të ikin!?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.