Skandal që ndodhë vetëm në Kosovë, zyrtarët e lartë deri në 8 vende pune

  • 25 April 2019 - 19:21
Skandal që ndodhë vetëm në Kosovë, zyrtarët e lartë deri në 8 vende pune

Sipas raportit të fundit të Publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion. Sipas agjencisë, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë.

E lidhur më këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni se pse edhe pse Kosova vlerësohet vendi me shkallen më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e larta, nuk e kanë problem të sigurojnë edhe tetë vende pune?! Pse një gjë e tillë ndodh vetëm në shtetin ku nuk sundon ligji për TË FORTIT E POLITIKËS DHE NËNTOKËS?! Si po e pengon ky fenomen antiligjor punësimin e personave të tjerë të papunë e që në Kosovë është numër jashtëzakonisht i lartë?

Pse në Kosovë vetëm njerëzit e pushtetshëm, figurat më të mëdha në partitë politike, thuajse ua ka lënë baba marrin e mbajnë më shumë se dy pozita? Pse edhe pse në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, thuhet se gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari duhet të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para interesit publik, ky ligj si dhe çdo ligj tjetër në Kosovë nuk ka vlerë, pasiqë TË FORTIT E POLITIKËS DHE NËNTOKËS KRIMINALE vazhdojnë të jenë mbi ligjin, ndërkaq populli vuan për mbijetesë?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetë, në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.