Agani: U dënova vetëm pse e mbrojta ligjin, vendimi është politik

  • 25 April 2019 - 23:30
Agani: U dënova vetëm pse e mbrojta ligjin, vendimi është politik

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dy ditë më parë është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”. Për këtë rast ish-ministri Agani është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ish-ministri  Ferid Agani, ka folur për dënimin që i është dhënë.

Ai ka thënë se është befasuar me vendimin që e ka marrë Gjykata. Agani ka thënë se vendimin për dënimin e tij është politik.

“ Unë mendoj se ky vendim i gjykatës është me prapavijë politike. Mund të them lirisht se jam dënuar vetëm se pse e mbroja ligjin”  

“ Unë kam qenë i bindur se gjykata do ta merr një vendim meritor. Pra, kam pritur që vendimi të jetë në atë të tregohet pafajësia ime. Neve na ka befasuar ky vendim dhe nuk e kam pritur këtë”, ka thënë Agani.

(Kosova Sot)