Thaçi sot raporton për deportimin e gjashtë shtetasve turq

  • 26 April 2019 - 09:32
Thaçi sot raporton për deportimin e gjashtë shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është ftuar të raportojë para Komisionit hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Deputetët kanë caktuar këtë datë, pasi që ditë më parë, Presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi nuk mund të shkonte në ditën që ishte e caktuar.

Zyra e presidencës kishin kërkuar që raportimi të shtyhet për sot.

Thaçi, sot pritet të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, më 29 mars 2018.

Ngjarja pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00. 

(Kosova Sot)