Shkon në spital me dhimbje dhëmbi, vajza përdhunohet e vritet nga mjekët

  • 26 April 2019 - 09:39
Shkon në spital me dhimbje dhëmbi, vajza përdhunohet e vritet nga mjekët

Shkoi në spital me dhimbje të forta dhëmbi, por u përdhunua dhe u vra. Një vajzë e cila vuante prej ditësh nga dhimbje të forta dhëmbi, shkoi në spital për ndihmë, por nuk doli më e gjallë.

Alarmi u dha nga nëna e viktimës, e cila duke mos e parë të kthehej në shtëpi, zbuloi se e bija kishte vdekur.

Mirëpo 25-vjeçarja nuk ishte viktimë e një gabimi mjekësor, pasi sapo shkoi në spital personeli abuzoi seksualisht me të dhe më tej e vranë.

Fillimisht mjekët thanë se vajza me emrin Asmat Junejo, gjeti vdekjen si pasojë e një reaksioni alergjik nga një antibiotik, por autopsia zbuloi të vërtetën e rëndë.

Historia vjen nga Sindh Government Hospital në Korangi, të distriktit të Karachi, në Pakistan, ku të premten që lamë pas, e reja shkoi për ndihmë.

Image

Gruaja e gjeti vajzën në barrelë në pjesën e pasme të spitalit, të pajetë, kështu që vendosi të lajmërojë policinë. Kjo pasi mjekët i thanë se vajza kishte shkuar në një spital tjetër, por nga insistimi dhe kontrollet e nënës, zbuloi trupin e pajetë mbas spitalit, shkruan noa.al. Nën verifikim janë vënë mjekë dhe infermierë, të cilët po i nënshtrohen pyetjeve dhe hetimeve intensive.

(Kosova Sot)