Shpallen rezultatet e garës “Ushtari më i mirë 2019”

  • 26 April 2019 - 09:44
Shpallen rezultatet e garës “Ushtari më i mirë 2019”

Sot mbahet ceremonia e shpalljes së rezultateve të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2019’’.

Gara e ushtarit më të mirë 2019 filloi më 22 prill dhe sot shënon fundin e saj.

Në këtë garë morën pjesë 22 garues nga FSK-ja dhe 18 garues nga 9 vende partnere, si: Shqipëria, Belgjika, Kanada, Kroacia, Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Polonia, Turqia, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, tek Amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacioneve, me fillim prej orës 13:00.

(Kosova Sot)