Vuçiq sot takohet me Putinin, diskutojnë për Kosovën

  • 26 April 2019 - 09:51
Vuçiq sot takohet me Putinin, diskutojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai rus, Vladimir Putin takohen sot në Pekin.

Mediat serbe raportojnë se tema kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.

Liderë të dhjetëra vendeve kanë arritur në Pekin për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga” që ka filluar më 25 prill dhe do të mbahet deri më 27 prill.

Vuçiq të enjten ishte takuar sot në mëngjes me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.

Kurse, presidenti serb sot ka caktuar takim me Putinin me të cilin do të diskutojë posaçërisht për çështjen e Kosovës. “Të gjitha letrat janë në tavolinë”, shkruan portali serb “Alo”.

(Kosova Sot)