Policia e Kosovës arreston gjashtë persona në Kaçanik, ja arsyeja

  • 26 April 2019 - 11:12
Policia e Kosovës arreston gjashtë persona në Kaçanik, ja arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike në fshatin Nikë të Kaçanikut.

Të dyshuarit meshkuj gjatë një proteste të disa banorëve të fshatit lidhur me një ankesë për rrugë nuk i kanë zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)