Tmerr pranë një shkolle! Gjendet një këmbë njeriu, policia nis hetimet

  • 26 April 2019 - 11:20
Tmerr pranë një shkolle! Gjendet një këmbë njeriu, policia nis hetimet

Policia ka nisur një hetim pasi një kalimtar që po shëtiste me qenin, zbuloi një këmbë njeriu vetëm disa metra larg një shkolle fillore mëngjesin e sotëm.

Zbulimi i tmerrshëm u bë në një rrugë të ngushtë në një fshat në orën 6.45. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe rrethuan vendkalimin, i cili përdoret çdo ditë nga qindra nxënës. 

Detektivët po flasin me fqinjët në fshatin New Waltham, Lincolnshire, pasi hetuesit e mjekësisë ligjore po vazhdojnë hetimet.

(Kosova Sot)