Reagim i ashpër: Haradinaj tenton ta godet ambasadorin amerikan, ashtu si Thaçi kur luante ko**dikur...

  • 26 April 2019 - 11:28
Reagim i ashpër: Haradinaj tenton ta godet ambasadorin amerikan, ashtu si Thaçi kur luante ko**dikur...

Analisti politik, Haki Abazi përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se deklarata e Haradinajt është tentim për ta goditur ambasadorin amerikan.

Ja postimi i plotë: 

Kryeminsitri Haradinaj po vazhdon me irritu popullaten me konferenca per shtyp te pamenduara mire dhe me analiza qe nuk perkasin me realitetin, njejte sikur i ashtuquajturi President dikur. Gjyqesia ne Kosove nuk eshte e re. Ka kuadra qe kane diplomuar qe nga 1974, dhe ka njs sistem gjyqesore qe nuk eshte 10 muaj por shume me te vjeter dhe te financuar me qindra miliona euro nga BE dhe SHBA. Tentimi per te amnistuar gjyqesine dhe prokurorine eshte hidheruese ndersa tentimin per te karakterizuar protesten si nderhyrje eshte tentim me godit Ambasadorin Amerikan ashtu siq Thaci luante k... dikur- Gabim i madh!

Kryeminstrit Haradinaj duhet kujtuar prokurorin e Blakaj dhe kidnapimin e qytetareve paras syve te sistemit qe eshte kalbur nga mbrenda.

(Kosova Sot)