Vendimi i fundit prek xhepin e gjithë juve që po prisni ta paraqitni testin për patentë shoferi

  • 26 April 2019 - 12:16
Vendimi i fundit prek xhepin e gjithë juve që po prisni ta paraqitni testin për patentë shoferi

Është marrë vendim për rritjen e çmimeve për paraqitjen e testit dhe vozitjes për patëntë shoferi.

Në vendimin që është publikuar nëpër media  shihet se është dyfishuar çmimi për secilën kategori të patëntëshoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes. Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentëshoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro. 

Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfihohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.

Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro.

Image

(Kosova Sot)