Grabitja në Rinas/ Lihet në burg i arrestuari i pestë, Veseli sot ka kërkuar…

  • 26 April 2019 - 13:54
Grabitja në Rinas/ Lihet në burg i arrestuari i pestë, Veseli sot ka kërkuar…

Gjykata ka lene ne burg sot 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i peste per grabitjen ne Rinas. 

Vendimi eshte caktuar sot ne seancen ne ngarkim te tij, ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Po sot, Oltion Veseli, ka ankimuar sot vendimin e dy diteve me pare, ate te “arrestit me  burg”.

Kujtojme se Pikli, nga Kruja, u arrestua ne mesnate pak dite me pare, në areoportin e Rinasit, ku po tentonte të largohej drejt Bullgarisë.

Ne kohen e ndalimit u theksua se 32-vjeçari kishte lidhje me Oltian Veseli, një nga katër personat e arrestuar per grabitjen, si edhe me Dash Kupën.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,   ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P  banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet  proceduriale  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, njoftoi polcia.

Para tij, ishte dhene njoftimi edhe per arrestimin e katër personave të tjerë të dyshuar pjesëmarrës në grabitje. Deri më tani janë arrestuar: Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndaj 4 të arrestuarëve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, njëri prej të dyshuarve, Alkond Bengasi, në deklarimet që ka dhënë më herët në Prokurori ka pranuar akuzat duke treguar edhe detaje sesi funksiononte grupi si dhe sesi u planifikua grabitja në Rinas.

Image

(Kosova Sot)