Burjani: Mungon bashkimi qytetar

  • 26 April 2019 - 14:02
Burjani: Mungon bashkimi qytetar

Analisti Blerim Burjani u shpreh për gazetën “Kosova Sot”se pa ndryshim të klimës politike, pa një organizim të ri politik, një subjekt që deri më tash nuk ishte në skenën politike, nuk vjen ndryshimi.

“Ndryshimi nuk vjen duke heshtur intelektualët dhe shoqëria civile. Hajnia nuk ndalet duke shikuar, por duke sjell ndryshimin, me shkapjen e shtetit dhe drejtësisë, ku të gjithë do të jepnin llogari dhe t’iu merret pasuria që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme në këta 20 vjet”, theksoi analisti Burjani.

Sipas tij, qytetarët e kanë gjetur se më lehtë është që të ikin sesa të bëjnë bashkimin qytetar për të kundërshtuar këtë regjim.

(Kosova Sot)