Hashim Thaçi ia shpreh dashurinë deputetit të VV-së: Ti e di që të dua!

  • 26 April 2019 - 14:09
Hashim Thaçi ia shpreh dashurinë deputetit të VV-së: Ti e di që të dua!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në Komision parlamentar për të dëshmuar për rastin e gjashtë gylenistëve të Turqisë.

Presidenti Thaçi insistonte të di se kush është eksperti ndërkombëtar që do të analizoj deklaratën e tij, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit. 

Sami Kurteshi i tha se eksperti i angazhuar ka qenë asistent i tij sa ishte Avokat i Popullit.

Thaçi pasi dëgjoi këtë deklaratë, i tha Kurteshit se a mund të besoj që raporti nga eksperti nuk do të jetë i njëanshëm, pasi është njeri i afërt i Kurteshit. 

Për një moment Kurteshi duke mohuar një gjë të tillë, Thaçi fillon të qesh dhe i thotë ‘Të dua’, fjalë kjo që nxiti të qeshura në komision.

Thaçi do të kthehet në Komisioni për të raportuar në ora 15”00.

(Kosova Sot)