Akuza e rëndë: Megaskandali në Kosovë, kështu përfituan miliona të ‘fortit’ e politikës

  • 26 April 2019 - 15:10
Akuza e rëndë: Megaskandali në Kosovë, kështu përfituan miliona të ‘fortit’ e politikës

Në media është raportuar se nga viti 2010, Telekomi ia ka dhënë 70 mijë euro vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë.

Sipas analistëve politikë, kjo është edhe një dëshmi e pasurimit të komandantëve dhe zyrtarëve të PDK-së. 

Sipas analistit politik, Nexhat Hazirit, zyrtarët e PDK-së dhe ish komandantët e përdorën PTK-në për të bërë milionat. 

Image
Nexhat Hazirit

“PTK çdo herë ka shërbyer,sidomos pas pavarësimit të vendit, jo vetëm si një vendpunishte për të punësuar militantët partiak, por edhe si një burim financimi për komandantët të cilët kan kurdisur e përfituar tender të ndryshëm nga kjo kompani, dikur shumë profitabile për buxhetin e Kosovës. Pra kjo që po i referoheni ju, një shumë prej 70.000 euro për vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë, është vetëm një nga ato qindra shpërdorime të tjera përmes tenderëve dhe kontratave kurruptive nga të cilat përfituan miliona njerëzit e fortë të pushtetit, që në të shumtën e rasteve kanë qenë njerëz të PDK-së”, ka thënë Haziri për “Kosova Sot”.

Sipas tij, dita ditës, zyrtarëve të PDK-së po u shpërthejnë skandalet e njëpasnjëshme. 

“Dhe tani kur kjo kompani është në “gërhamat “ e fundit të sajë, si kompani publike, nuk pres që dikush nga prokuroria e shtetit të inicio hetime për rastin në fjalë, por as për rastet e tjera, siç është ai megarasti kurruptiv me “Z-Mobile”, e të tjera, për shkak të asaj që është thënë shumë herë, se edhe institucionet e drejtësisë janë jo funksionale si rezultat e kapjes dhe shtantazhit nga mafia politike. E kam potencuar edhe më parë, se me skandalet që po shpërthejnë dita ditës zyrtarëve të PDK-së, të lënë përshtypjen se kjo parti që ka ndërtuar një rrjet të mirë të funksionimit të krimit të organizuar jo vetëm në PTK, por në çdo kompani publike, institucion shtetëror, e në fusha të ndryshme të orhabizimit shtetëror, nuk është asgjë më shumë se sa një sipërmarrje e përbashkët e krimit nga e cila kanë përfituar “Komandantët””, thekson Haziri për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

E kujtojmë, se antenat e PTK-së ishin vendosur edhe në oborrin e vëllait të Hashim Thaçit, i cili kishte përfituar afër 60 mijë euro, kurse vëllai i gruas së presidentit nga antenat e PTK-së kishte marrë 30 mijë euro.