Nitaj i jep hollësi Thaçit rreth ekspertit që e shkroi raportin për gylenistët

  • 26 April 2019 - 16:08
Nitaj i jep hollësi Thaçit rreth ekspertit që e shkroi raportin për gylenistët

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, Muharrem Nitaj i AAK’së, i ka dhënë shpjegime Presidentin Hashim Thaci rreth ekspertit të jashtëm që është angazhuar nga ky komision.

Presidenti Thaci ka dalë para komisionit hetimor, por refuzon të përgjigjet në pyetjet rreth deportimit të gylenistëve

Ai po i bën pyetje komisionit rreth ekspertit të angazhuar për hetimin e deportimit të gylensitëve.

Deputeti Nitaj i ka treguar presidentit se eksperti i angazhuar ka qenë punonjës në OSBE dhe se anëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi, e ka njohur dhe ka thënë se është i kualifikuar.

“E kemi votuar unanimisht i gjthë komisioni. Samiu na ka treguar se kush është, dhe çfarë përvoje ka. Për mua ka qenë OK”, është shprehur Nitaj.

(Kosova Sot)