Deputeti i PDK’së tenton ta shpëtojë Thaçin: Ta lirojmë presidentin nga komisioni

  • 26 April 2019 - 16:18
Deputeti i PDK’së tenton ta shpëtojë Thaçin: Ta lirojmë presidentin nga komisioni

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve, Hajdar Beqa i PDK’së, ka kërkuar të lirohet presidenti Hashim Thaci, akoma pa raportuar para komisionit

Beqa ka akuzuar anëtarët e komisionit nga opozita, duke hyrë në temën e luftës, ndërsa për Presidentin Thaci ka thënë se duhet të respektohet, e së këndejmi edhe të lirohet nga mbledhja e sotme.

“Presidenti të na lirojë, Komisioni t’i drejtohet Komisionit Ligjor të Kuvendit, ose Komisionit për Legjslacion për interpretim”, është shprehur deputeti i PDK’së.

Deri tash Thaçi nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të komisionit, ndërsa ai, bashkë me deputetin e LDK’së, Anton Qunin, ka hapur temën e luftës në komision.

(Kosova Sot)