Në çfarë po aludon Thaçi kur po thotë që Kurteshin e ka simpati dhe të preferuar

  • 26 April 2019 - 16:21
Në çfarë po aludon Thaçi kur po thotë që Kurteshin e ka simpati dhe të preferuar

Ajo që është mendur të jetë si dëshmi e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi para Komsionit që po merret më cështjen e hetimit të gylenistëve ka degraduar në një përplasje me akuza dhe kundërakuza.

Ajo që ka rënë në sy më së shumti është përplasja e Sami Kurteshit dhe Hashim Thacit. Thaçi e ka quajtur “baby face”, “simpati” dhe të “preferuar” të tij.

Merret vesh se Thaçi në rrethe të ngushta ka shpërndarë thashetheme për orientimin seksual të Sami Kurteshit duke e ndërlidhur këtë me qëndrimin e tij në burg.

Por, nuk ka përfunduar këtu Thaçi më pas ka vazhduar përplasjen me Anton Qunin cili e ka quajtur frikacak në luftë. Thaçi i është përgjigjur duke e quajtur mercenar dhe duke e krahasur më një figurë të Luftës Nacional Çlirimtare Boshko Buha dhe duke theksuar se nuk ka luftuar fare në Kosovë duke ardhur këtu vetëm disa ditë para se të përfundojë lufta.

(Kosova Sot)