A ju telefonoi Erdogan një natë para deportimit të gylenistëve?

  • 26 April 2019 - 16:47
A ju telefonoi Erdogan një natë para deportimit të gylenistëve?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka dhënë hapësirë që të diskutohet për çështjen e dëbimit të gylenesitëve para Komisionit Parlamentar që po e heton këtë çështje duke e vënë në pikëpyetje ekspertin ndërkombëtar që ishte angazhuar për ta shkruar raportin  e Komisionit rreth rastit.

Në vend të pyetjeve Thaçi dhe deputetët e Komisionit janë përplasur për tema krejtëisht tjera.

Me Anton Qunin, Thaçi është përplasur rreth çështjes së luftës. Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar gjatë luftës, ndërkohë që Thaçi e ka quajtur mercenar.

Me Sami Kurteshin është marrë me një çështje tjetër duke i thënë se i është zvarritur kur kishte tentuar të bëhej avokat i popullit.

Ndërkohë që gjithë kohën në krah i ka dalë kryesuesi i Komisionit Hajdar Beqa i PDK-së i cili është rreshtuar me Hashim Thçcin për të fyer kolegët e tij.

Përveç Beqës të gjithë deputetët kanë thënë se Thaçi në këtë mënyrë po përpiqet t’i ikë dëshmisë ndërkohë që Presidenti është përgjigjur se do të dëshmojë.

Megjithatë deputeti i PSD’së Frashër Krasniqi ka arritur ta shtrojë pyetjen duke e pyetur Hashim Thaci se a kishte telefonuar Erdoganin një natë para se të dëboheshin gylenistët me “thes në krye” drejt Stambollit.

(Kosova Sot)