Gafa e shkollës, publikon videon e pornostares dhe...

  • 26 prill 2019 - 17:09
Gafa e shkollës, publikon videon e pornostares dhe...

Një shkollë e mesme është kritikuar për postimin që bëri në Twitterin e saj zyrtar, duke postuar një video të papranueshne.

Gjimnazi në Kent të Mbretërisë së Bashkuar publikoi një video pornografike, duke shkaktuar zemërimin e shumë përdoruesve të internetit.

Më pas, ky postim u fshi nga faqja. Shkolla reagoi duke thënë se ishte viktimë e hakerave dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të tillë.

“Shkoll Malling duket se ka qenë viktimë e një sulmi në faqen tonë të Twitterit. 

Ne e zhdukëm postimin sapo mësuam për të dhe kemi nisur një hetim”, tha drejtori John Vennart. 

Para se të publikohej video pornografike, në Twitter shkolla kishte publikuar një set fotografik të nxënësve nga një udhëtim në Kenia.

Disa nxënës të kësaj shkolle u shprehën të zhgënjyer me këtë postim të papranueshëm.

(Kosova Sot)