31-vjeçari humb jetën brenda servisit ku punonte, ja dyshimet

  • 26 April 2019 - 18:32
31-vjeçari humb jetën brenda servisit ku punonte, ja dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier. Një 31 vjeçar që punonte në një servis makinash në Sheq të vogël ka humbur jetën

Viktima siç bën me dije policia është identifikuar si Edi Ikonomi. Ai jetonte në lagjen 11 janari.

Paraprakisht dyshohet se të riut i ka renë infarkt. 

Familjarët e 31 vjeçarit kanë mbërritur pranë servisit, po ashtu edhe policia po heton për ngjarjen.

(Kosova Sot)