Ndryshime të mëdha, ambasadori amerikan thirrje kosovarëve

  • 26 April 2019 - 19:11
Ndryshime të mëdha, ambasadori amerikan thirrje kosovarëve

Ambasadori amerikan, Philip S.Kosnett ka deklaruar se qytetarët duhet të ngrenë zërin ndaj zyrtarëve të pasuruar pajustifikueshëm. Ambasadori madje kërkoi nga qytetarët që të reagojnë edhe me anë të protestave aktive e paqësore. “Flas si mik i Kosovës, një oligarki mund të përfitojë vetëm kur njerëzit heqin dorë. Njerëzit në Kosovë kanë luftuar për një demokraci. Andaj, qytetarët mos të heqin dorë, por të reagojnë me ngritje të zërit dhe demonstrata paqësore ndaj zyrtarëve të pasuruar”, tha Kosnett.

E për këtë, nesër në “Kosova Sot” A do ti përgjigjen qytetarët thirrjes së ambasadorit amerikan që të protestojnë kundër mafio-oligarkëve? Si është acaruar situata në Kosovë saqë edhe ambasadori amerikan bën thirrje për protesta? Pse populli po hesht dhe po shikon vetëm se si të ikë prej Kosovës dhe nuk e përdor protestën paqësore si mjet kundër krimit që po e bëjnë çdo ditë kjo klasë politike e kriminalizuar tejmase !? A është deklarimi i fundit i Ambasadorit Amerikan mbështetje indirekte por e hapur drejt qytetarëve për ndryshime me demokraci e protesta paqësore?!

Lexojeni gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”.