O’Connell ‘shuplakë’ komandantëve dhe Shpend Ahmetit

  • 26 April 2019 - 19:19
O’Connell ‘shuplakë’ komandantëve dhe Shpend Ahmetit

Ambasadori britanik O’Connell ka thënë se politikanët e komandantët po i dërgojnë listat për punësim. “Rekrutimi mbetet problematik në Kosovë, ne kemi pasur disa suksese me projektet, por disa nuk mund të them më shumë sesa gishtat e duarve, por çdo ditë kur shpallen vende pune në një institucion ose në një tjetër, në spital, fakultet, drejtori ka me marrë telefonatën prej dikujt, një politikani, nga një i ashtuquajtur komandant me listën e emrave. Ne krejt e dimë dhe kjo është recetë për dështim shtetëror. Pra, vendimi i Qeverisë për të përdorur projektin e rekrutimit është i mirëseardhur dhe shpresojmë që do të kemi njerëz në bordin e OShP në bazë të meritës, sepse shumë është e rëndësishme”, tha ai.

E lidhur më këtë, nesër në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është kjo një shuplakë për pushtetarët kosovarë? Kush janë komandantët për të cilët flet ambasadori britanik O’Connell? Si po e keqpërdorin pushtetin politikanët për rehatimin e militantëve të tyre partiakë e familjarëve të tyre? A është kjo edhe një goditje e merituar për Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn të cilët kanë “rehatuar” familjarët ,dajallarët dhe tezakët e tyre në të ashtuquajturin ekipi negociator e “pazarxhi “ i Kosovës!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni në gazetën “Kosova Sot”.