Kosnett vazhdon të e kundërshtojë emërimin e Naser Shalës në krye të AKKVP

  • 26 April 2019 - 21:32
Kosnett vazhdon të e kundërshtojë emërimin e Naser Shalës në krye të AKKVP

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett ka vazhduar të e shprehë shqetësimin e tij lidhur me emërimin e Naser Shalës në krye të Agjensisë Kosovare per Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ai cek se një vendim i tillë e minon besimin e qytetarëve në proceset e emërimit në pozitë zyrtare bazuar në meritë.

Këtë reagim ambasadori i aleatit më të madh të Republikës së Kosovës e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

Ky është postimi i plotë i tij:

”Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar. Kjo minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP për të përmbushur mandatin e kërkuar nga Dialogu.”

Ndryshe Kosnett kishte reaguar mënjëherë pas emërimit të Shalës në këtë pozitë në mars. Ai kishte akuzuar atëkohë deputetët se më shumë vlerësonin nepotizmin se sa të drejtat e pronës të qytetarëve.

(Kosova Sot)