Thaçi: Do ta them edhe në Berlin idenë time për bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën

  • 26 April 2019 - 22:23
Thaçi: Do ta them edhe në Berlin idenë time për bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  lidhur me Samitin e Berlinit për Ballkanin, që do të mbahet me 29 prill. Ai ka thënë se aty do të marrin pjesë liderë të gjithë rajonit, mirëpo Thaçi thotë se nuk pret ndonjë proces të ri, megjithatë pret të diskutojnë mundësi të reja.

Presidenti ka treguar se edhe Berlin do ta thotë idenë për bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën

“Ky është korrigjim i pa drejtësisë, askush s’mund të ma mohojë që ta shprehi një ide të tillë. Është e drejt që të korrigjohet kjo padrejtësi historike”, ka thënë Thaçi

Presidenti Thaçi bën të ditur se nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që për Kosovën të propozohet ndonjë sovranitet i dyfishtë, ndonjë model Gjermano-Gjerman, Republika Srpska apo ndonjë autonomi

Thaçi po ashtu deklaron se nuk pret risi, dhe se aty nuk do të ketë negociata dhe as dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga takimi do të dalë një thirrje për vazhdim të këtij dialogu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

(Kosova Sot)