SHBA-ja arreston agjenten ruse

  • 26 April 2019 - 23:51
SHBA-ja arreston agjenten ruse

Agjentja ruse, Maria Butina e cila ka tentuar që të ndërhyjë në lobin e armëve në Amerikë dhe të influencojë politikat e lobingut, u arrestua për 18 muaj nga Gjykata Federale Amerikane. Ajo do të depërtohet për në Rusi, vetëm pasi që ta përfundojë kohën e burgut, raporton Deutche Welle

Gjykatësja Federale Amerikane, Tanya Chutkan i tha sot Butinas se është dënuar me 18 muaj burgim, për aktivitet të dyshimtë, që mund të konsiderohet spiunim.

Butina, e cila është 30 vjeçare, diplomoi në Uashington, u shpall e fajshme për vepra të konspiracionit si një agjente e një shteti të huaj. Ky vendim u morr nga të dhënat e agjencive të ndryshme inteligjente amerikane.

Të premten, Butina, tha kërkoi mëshirë, dhe tha se ndihet shumë keq, që tani duhet mbyllur në burg.

Ajo tha se ndihet e turpëruar nga veprat e saj, duke shtuar “unë nuk jam person djallëzor, ashtu siç po paraqitem në media”.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e dënoi burgosjen e saj duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm për shkak se ajo është qytetare ruse.

“Qytetarja jonë u dënua vetëm për arsye se është qytetare e Rusisë” thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

Por, dënimi i vogël, vjen nga fakti se ajo nuk ishte një agjente e trajnuar nga inteligjenca ruse, por ka pasur lidhje me disa zyrtarë rus, të cilët po qëndronin në Uashington.

Departamenti i Drejtësisë në Amerikë tha se Butina ka punuar me grupe të ndryshme për të ndikuar në lobin e armëve, dhe përmes këtij ndikimi, ta influencojë politikën amerikane përball Rusisë.

(Kosova Sot)