Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 27 April 2019 - 07:24
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Obelisku i të Pagjeturve. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 09:00)

Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë katedralen “Nëna Terezë”. (Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet gara automobilistike “Drag Race 2019”. (Aeroporti i Sllatinë, nga ora 10:00)

Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës. (Objekti i ministrisë, ora 10:30)

Organizohet programi i shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tëndë”. (Hotel “CITY” në Prizren, ora 11:00)

Federata e Xhudos së Kosovës bashkë me klubin e Xhudos “Ippon” në Pejë organizojë turneun ndërkombëtar në Xhudo. (Palestra e Spoereteve “Karagaqi” në Pejë, ora 11:00

 Bëhen homazhe në varrezat e martirëve në Kompleksin Memorial në Meje. (Nga ora 11:00)  Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ora 11:30)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, marrin pjesë në tubimin përkujtimor për shënimin Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet Kuvendi i VI-të Zgjedhor i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan. (Restorantit “Suisse” në Deçan, ora 16:00)

Përurohet libri i studiuesit, kritikut dhe publicistit nga Tirana, Ndriçim Kulla “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00) Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon turneun koral pranveror në Prizren. (Kino Lumbardhi, ora 20:30)

(Kosova Sot)