Një i vdekur dhe 13 të lënduar nga aksidentet që ndodhën mbrëmë
Të premten mbrëma kanë ndodhur pesë aksidente në rrugë të ndryshme të Kosovës.Nga këto aksidente mbeti një i vdekur dhe 13 të lënuduar.
Në Milloshevë gjatë një vetë-aksidenti ka mbetur i vdekur një 65 vjeçar i cili dyshohet se paraprakisht kishte përjetuar sulm në zemër.
Aksidenti me më së shumti të lënduar ishte ai në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë ku gjashtë persona mbetën të lënduar të cilët kanë marrë edhe trajtimet mjekësore.
Edhe në rrugën Prishtinë – Gjilan kishte një aksident ku një person mbeti i lënduar pas aksidentimit të tri veturave.
Ndërkohë, disa vetura janë përplasur edhe në rrugën Magure – Lipjan, ku kanë mbetur të lënduar katër persona gjatë mbrëmjes të së premtes.
Aksident kishte edhe në rrugën Ferizaj – Kaçanik ku kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve është dërguar me nxitim për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
(Kosova Sot)