A kishte përçarje mes luftëtarëve në Betejën e Koshares, tregon Xhafer Gashi

  • 27 April 2019 - 10:34
A kishte përçarje mes luftëtarëve në Betejën e Koshares, tregon Xhafer Gashi

Komandanti i UÇK-së në Koshare, Xhafer Gashi, i cili tashmë ushtron detyrën si kryetar i Komunës së Obiliqit, në një intervistë të dhënë ka folur për Betejën e Koshares.

Gashi ka folur rreth asaj nëse ka pasur dallime politike apo përçarje të mundshme mes luftëtarëve në këtë betejë.

Sipas tij, shumë njerëz kohëve të fundit po mundohen ta trajtojnë çështjen e Betejës së Koshares në forma krejt tjera nga ajo realja, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë.

Sa i përket dallimeve politike, ai përmend dy emra, atë të Sali Çekut dhe të Xhemjal Fetahut të cilët tregon se kanë fjetur në një vend, ndonëse nuk i kanë takuar të njëjtës anë politike.

“Unë mund ta them me përgjegjësi të plotë se edhe Salih Çeku që e përmenda si LDK, po i marrë dy emra, edhe Xhemajl Fetahu kanë fjetur me një dhomë bashkë”.

“Xhemjal Fetahu ka qenë për ‘Vendlindja thërret’ në Gjermani, kryetar. Kurse Salih Çeku ka qenë kryetar për tre përqindëshin në Gjermani. Ata e kanë përdorur pjesën politike kur ne kemi qenë më së keqi, në cilësinë e humorit. Dhe shpeshherë është diskutuar që duhet të merret ky shembull tek të gjithë sepse qëllimi është i njëjtë – çlirimi i Kosovës”, ka thënë Xhafer Gashi.

(Kosova Sot)