Weber kërkon që Britania të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane

  • 27 April 2019 - 11:57
Weber kërkon që Britania të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane

Kandidati gjerman i Partive Popullore Evropiane për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Manfed Weber, i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e këtij institucioni, të cilat mbahen në muajin maj.

Manfred Weber deklaroi për mediet gjermane se do të ishte mirë që politikanët britanikë të sigurohen shpejt për zhvillimet lidhur me Brexitin dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Weber tha të premten: “Një shtet që po largohet nga Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë rol të rëndësishëm në formësimin e të ardhmes së BE-së”.

Ai shtoi se po e pengon fakti që urrejtësi i Evropës, Nigel Farange, dhe partia e tij janë duke prirë në anketat britanike. “Kjo është absurde”, tha ai.

Farange dhe ish-partia e tij ishin një nga faktorët kryesorë që ndikuan në rezultatin e referendumit të vitit 2016, në të cilin 52 për qind e qytetarëve votuan për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, shkruan “Fox News”

(Kosova Sot)