Preteni: Shtet “Burdushash”

  • 27 April 2019 - 12:19
Preteni: Shtet “Burdushash”

Analisti Hasan Preteni vlerëson për “Kosova Sot”, se Gjyqësori është në komë të thelle, por pse situata është e tillë fajin kryesor e ka politika. “Politika është ajo që e ka kapur fuqishëm ketë segment të shtetit. Kosova vetëm në aspektin administrativ i ka tri pushtete, në praktikë të gjitha janë në një ombrellë.

 Gjyqësori duhet të reflektojë pavarësi duke kërkuar atë që i takon ( ligje të mirëfillta dhe buxhet), kurse në veprimtari duhet të reflektojë pavarësi dhe efikasitet. Nuk duhet që politika t’u jap më shumë se që u takon, sepse kjo pastaj përdoret kundër tyre si mjet shantazhi. 

Te individët me integritet, me përkushtim dhe me vlera të tjera të larta morale dhe patriotike, shantazhi nuk mund të kalojë, gjithashtu edhe te institucionet me vlera të tilla epilogu është i njëjtë”, u shpreh ai. “Puno drejt dhe mirë, nuk mundesh të kërcënohesh e të shantazhohesh.

 Në realitet po ndodh e kundërta, thënë popullorçe "Kajta po e prish njeriun" lakmia për të pasur shumë dhe shpejt nuk po mund të kontrollohet. Sapo e lexova një aktgjykim të një gjykate Themelore, dënohet me burg një drejtor i një shkolle për 1500 euro, i ka marrë nga një restorant. Eu, Kosovë, vjedh miliona,dënohesh me kusht, vjedh 1500 euro shkon në burg. Është me rëndësi forma, jo përmbajtja”, potencoi Preteni. 

“Në një portal lexova që Qeveria po vazhdon të ndajë mjete nga fondi rezerve, vendime joligjore të përditshme, heshtje e hetuesisë, e "Burdushave" pa mbështetje politike, klanore e biznisore, dënime, sekuestrime dhe burgosje. Nuk ndryshohet Gjyqësori vetvetiu, duhet një cunami i fuqishëm të godet politikën e pastaj politikanët e pakorruptuar, patriotë, me integritet të shtrijnë influencën pozitive nëpër institucione të tjera të dy niveleve. Instalimi i mirëfilltë i transparencës dhe llogaridhënies është e vetmja rrugëdalje”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”. 

(Kosova Sot)