Monstruoze, nëna në ndalim pasi mbyti beben gjashtë ditëshe

  • 27 April 2019 - 14:36
Monstruoze, nëna në ndalim pasi mbyti beben gjashtë ditëshe

Nëna 27 vjeçare M.B nga qyteti i Prizrenit dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpinë ku edhe e kishte lindur.

Drejtori i Policisë Rajonale Faton Alija pohon se Prokurori ka ndalur të akuzuarën për 48 orë në ndalim.

Nëna 27 vjeçare M.B, nga qyteti i Prizrenit, sipas drejtorit të Policisë Rajonale Faton Alija, pohon për "Kosova sot" se në rrugën "Ulqini" pas orës 21:00 dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpinë ku edhe e kishte lindur.

Pas hetimeve thuhet se nëna kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë ku banonte e dyshura. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit tha ai për "Kosova sot" kurse informacione tjera nuk kemi deri më tani.

Për nënën e re Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim. M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.Media mëson nga burimet e saja se foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë për "Kosova Sot".Ai me këtë rast thënë që sot do të përgadisin lëndën e ndjkjes për vepër penale.

“Dyshohet se një grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta eshtë ndaluar për 48 orë dhe jemi në përgaditje të akuzës për vepër penale”, tha Shala.

(Kosova Sot)