Arrestohen dy persona për mashtrim me aviobileta

  • 27 April 2019 - 14:55
Arrestohen dy persona për mashtrim me aviobileta

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim të qytetarëve me aviobileta.

Rastet e mashtrimit dyshohet kanë ndodhur gjatë periudhës kohore mes 2018-2019 në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

“Njësiti për hetimeve financiare DHKEK, pas hetimeve intensive kanë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë mashtruar qytetaret me aviobileta”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot)