Kelmendi: Në shtet po bëhet kërdia

  • 27 April 2019 - 15:21
Kelmendi: Në shtet po bëhet kërdia

“Fatmiri dhe Shpendi, si dhe Fatmirat e tjerë e Shpendat ka kohë që kanë filluar dhe tash i kanë dajallarët, partiakët, tezakët, kushërinjtë etj., të rehatuar. Nuk ka vend që NISMA nuk e ka keqpërdorur pozitën dhe ka futur kudo këta njerëz. Do të ishte ndoshta dëmi më i vogël sikurse këta të kishin dije dhe të zhvillonin a t’i kryenin detyrat konform ligjit.

Veç kësaj, njerëzit e tillë, nga NISMA dhe nga partitë e tjera, që janë bërë ministra e kanë centralizuar pushtetin nëpër ministri, në mënyrë që të tjerët mos të përcjellin keqpërdorimet dhe vjedhjet e mëdha. 

Të vjen shume rëndë kur shikon se çka krejtësisht keqpërdoret dhe sesi veprohet me paranë e popullit nga këta matrapazë. Keqpërdorimet  po vazhdojnë. Nuk ka mundësi të ndalen.

Këtë nuk e zgjidh kjo apo ajo parti, sikundër deklaron LDK-ja dhe VV-ja. E njëjta gjendje, ndoshta më e rëndë, është aty ku janë në pushtët këto parti. Në fakt, kudo nëpër ministri janë kryesisht njerëzit e LDK-së. Ata e kanë tërë pushtetin dhe çdo gjë varet nga ata. 

LDK-së dhe PDK-së nuk ia kalon kush. Kudo janë njerëzit e këtyre partive në pushtet. Kjo gjendje po ndryshon nëpër disa ministri, kryesisht ku u ka NISMA dhe AKR-ja. Faktet flasin se këtu kemi edhe keqësim të madh të gjendjes”, u shpreh Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. 

(Kosova Sot)