Ish-zv.presidenti i mbledh 6.3 milionë dollarë për një ditë

  • 27 April 2019 - 21:05
Ish-zv.presidenti i mbledh 6.3 milionë dollarë për një ditë

Gati 97.000 persona kanë dhënë donacion brenda 24 orëve të para, thotë një komunikatë e fushatës së Joe Biden, ish-zv.presidentit të SHBA-së, raporton The Guardian.

Fushata e Joe Biden ka mbledhur 6.3 milionë dollarë brenda 24 orëve të para, kështu duke ia kaluar edhe Bernie Sanders dhe Beto O’Rourke, të cilët deri më tani ishin në maje të listës.

Sipas njoftimit të ekipit të fushatës, 96.926 persona kanë dhuruar paratë e tyre për fushatën e kandidatit demokrat Joe Biden për vetëm një ditë, duke bërë kështu që mesatarja të jetë 65 dollarë për person.

“Energjia pas Joe Bidenit është me të vërtetë ‘elektrike’, dhe ne nuk mund të presim të ju tregojmë se çfarë po vjen. Qëndroni në linjë” thuhet në njoftimin e kampanjës.

Sanders kishte arritur që t’i mbledhë 5.9 milionë dollarë brenda 24 orëve, ndërsa O’Rouke mboldhi 6.1 milionë dollarë.

Elizabeth Ëarren, kishte mbledhur “më shumë se 6 milionë dollarë” për tre muaj, ndërsa Kamala Harris deri më tani ka mbledhur 12 milionë dollarë.

Ish-zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shpallur kandidaturën e tij ditën e enjte, duke thënë se dëshiron që “ta shpëtojë shpirtin e kombit” që është rrezikuar nga Donald Trump.

(Kosova Sot)