Në Amerikë lind viçi me dy koka

  • 27 April 2019 - 22:39
Në Amerikë lind viçi me dy koka

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë të bagëtive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kafsha unike u zbulua nga Heather Herman, një 30 vjeçare, në fermën e familjes së saj në Montana.

Herman tha se ishte e befasuar kur e gjeti viçin gjatë kontrollimit të bagëtive.

Ajo tha: “Po bëja një nga kontrollet e mija të përditshme përmes tufës sonë dhe vura re një lopë. Pranë saj ishte viçi por nga një distancë nuk mund të shihja qartë”.

Herman ishte e habitur që lopa pati mundësi të lindte viçin pa asnjë ndihmë nga ne dhe se mund të kishte vdekur lehtë. Ajo tani është kthyer në normalitet dhe shëndeti i saj është i mirë. Për fat të keq, viçi nuk mbijetoi gjatë”.

Ajo tha se kjo nuk është hera e parë që në fermë lind një viç me dy koka.

“Gjyshja ime ka treguar se ajo kishte parë një viç me dy koka një herë. Kafshët me dy koka janë të rralla por mund të ndodhin”, tha ajo.

(Kosova Sot)