Policia kërkon kthimin e 30,000 dollarëve që ‘fluturuan’ në rrugë

  • 27 April 2019 - 23:12
Policia kërkon kthimin e 30,000 dollarëve që ‘fluturuan’ në rrugë

Policia amerikane kërkon kthimin e 30,000 dollarëve, të cilat ranë nga pjesa e pasme e një kamioni në Miçigan.

Zyrtarët policorë që iu përgjigjen një thirrje për zhbllokimin e trafikut të enjten u përballën me shoferë makinash që tentonin të mblidhnin paratë e shpërndara përgjatë rrugës 31.

Pronari i tha policisë se e kishte lënë aksidentalisht kutinë me dollarët në parakolpin e kamionit të tij.

Që nga e shtuna, rreth 7,000 dollarë ishin dorëzuar.

Dy 17-vjeçarë i dhanë 630 dollarë autoriteteve, ndërsa një grua hoqi pothuajse 4.000 dollarë.

Zyrtarët arritën vetëm të rimarrin 2,470 dollarë nga vendi i ngjarjes të enjten pasi ata mbyllën pjesët e rrugës për të ndihmuar në mbledhjen e parave.

“Kushdo që merr paratë kërkohet ti kthejë ato në Departamentin e Sigurisë Publike në Grand Haven”, tha policia përmes një apeli.

(Kosova Sot)