Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmi në një Sinagogë në SHBA

  • 27 April 2019 - 23:43
Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmi në një Sinagogë në SHBA

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, nga sulmi në një sinagogë në qytetin San Diego të shteti të Kalifornisë në SHBA, raporton Fox News.

Një person është arrestuar dhe është marrë në pyetje për mundësinë e lidhjes me sulmin me armë, thotë një zyrtar policorë i Departamentit të Policisë së San Diegos.

Policët kishin arritur në vendin e ngjarjes në ora 11:30 të orës lokale, pasi që pranuan thirrje aktive mbi një sulm me armë nga një person, në sinagogën e qytetit.

“Policia i gjeti disa viktima me lëndime të ndryshme” shtoi ai.

Një turmë e madhe e njerëzve ishin mbledhur afër tempullit pasi që dëgjuan të shtënat, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se sa persona ishin gjuajtur me armë.

“Siç edhe mund ta mendoni, ishte një situatë ekstremisht kaotike me njerëz që vraponin nëpër rrugë, dhe fshiheshin ku të mundnin.” tha një dëshmitarë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin Palomar Medical Centre, thuhet në raportin e policisë. Dhe në raport gjithashtu shkruhet, se nuk ishte e qartë sa persona ishin gjuajtur me armë.

Sherifi i policisë, Steve Vaus, i tha CNN-it se nuk kishte asnjë të vdekur nga gjuajtja me armë, dhe po hetohej thjeshtë si një krim i urrejtjes, e që më pas doli e kundërta, kur edhe tashmë dihet se një person ka ndërruar jetë deri më tani.

Ndërsa Departamenti i Policisë në Los Angelos, i ka shtuar masat e sigurisë për sinagogat të cilat gjenden në qytet, me frikën se personi i njëjtë, mund të kryej ndonjë sulm tjetër.

Policia e ka ndaluar një person për ta marrë në pyetje mbi mundësinë e lidhjes së tij me sulmuesin apo nëse ai është vetë sulmuesi, por nuk ka dhënë ndonjë njoftim, nëse ai është i dyshuari apo jo.

Departamenti i Policisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të San Diegos, të mos dalin në rrugë pa pasur nevoja emergjente.

(Kosova Sot)