Lexojeni këtë njoftim para se të niseni drejtë Merdares

  • 28 April 2019 - 07:39
Lexojeni këtë njoftim para se të niseni drejtë Merdares

Mërgimtarët por edhe udhëtarët tjerë, po përballen me pritje në pikëkalimet Merdare e Mutivodë.

Në matjet që janë bërë, në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës, pritjet për të dal nga Kosova shkojnë deri në një orë.

Image

Kolona të gjata veturash e nganjëherë pritje gjatë ditës së djeshme 
në këto pika, janë regjistruar mbi katër orë

Nga matjet që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar e MPB-së, pritjet gjatë hyrje-daljeve në Merdare kanë qenë të gjata deri 260 minuta, që i bie më shumë se katër orë, kurse në Mutivodë deri në 180 minuta, apo tri orë.

E nga këto pritje, janë krijuar edhe kolona të gjata me mijëra metra

(Kosova Sot)