Rrahje masive në Mitrovicë, arrestohen gjashtë persona

  • 28 April 2019 - 08:39
Rrahje masive në Mitrovicë, arrestohen gjashtë persona

Gjatë orëve të pasdites, policia e rajonit të Mitrovicës ka arrestuar gjashtë persona në rrugën “Besim Nuka”. 

Të arrestuarit janë rrahur ndërmjet vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë rrahur ndërmjet vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.

(Kosova Sot)