Serbët në Jerusalem këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

  • 28 April 2019 - 10:22
Serbët në Jerusalem këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

Një grup i madh i serbëve janë mbledhur në qytetin e Jerusalemit për të festuar festën e Pashkëve Ortodokse. Ky organizim bëhet i mundur çdo vit nga kisha ortodokse serbe

Në rrjetet sociale, një video xhirim është shpërndarë, ku shihen besimtarët ortodoks serbë, duke kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën. Ata po e këndonin këtë këngë në kohën që po hynin në kishën ortodokse, “Shpëtimi i Krishtit” në Jerusalem.

Serbët gjatë kohës që po e këndonin këtë këngë, mbanin në duar kryqin ortodoks. 

(Kosova Sot)