Njihuni me gardisten e bukur që mbron Putinin

  • 28 April 2019 - 12:41
Njihuni me gardisten e bukur që mbron Putinin

Anna Khramtsova u zgjodh si vajza më e bukur që ka Garda Kombëtare e Rusisë. Pjesëmarrës në votime ishin mijëra rusë.

Khramtsova e cila është edhe nënë e një fëmijë mori më shumë se 57 mijë vota. Ajo madje mban një pozicion të rëndësishëm në gardë, pasi formacioni ku ajo bën pjesë është përgjegjëse drejtpërdrejtë për sigurinë e presidentit rus Vladimir Putin.

Anna vjen nga një familje me tradita ushtarake. Babai i saj ka shërbyer 30 vjet në ushtri, si dhe nëna ka qenë ushtarake gjithashtu. Ushtarakja më e bukur ruse shprehet se ndihet krenare që vijon traditën familjare, ndërsa pranon se mund të ketë pasur raste që është ngacmuar.

Anna Khramtsova është një profesioniste. Shikojeni videon për të vërejtur punën e saj në përditshmëri.

(Kosova Sot)