Rrahin keq familjarin, tre të arrestuar

  • 28 April 2019 - 12:55
Rrahin keq familjarin, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Pejë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre, i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast dhe një veturë.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet  policore janë duke e hetuar rastin

(Kosova Sot)