Bukëpjekësi kosovar detyrohet ta lëshojë Serbinë pasi që e bëri shqiponjën!
Të shtunën në Beograd dhjetëra banorë serb protestuan para një furre të bukës. Kjo për shkak që njëri nga punëtorët aty kishte postuar një fotografi ku shihej duke bërë shqiponjën me duar.
Pasi u qetësua situata, pronari i furrës Sun Duraj postoi një video ku ju kërkoj falje të gjithëve dhe se punëtori i tij, Florimi që kishte bërë shqiponjën është kthyer në Kosovë, shkruan Telegraf.rs
“Unë jetoj këtu dhe punoj për tetë vjet nuk dua të kem ndonjë problem me fqinjët e mi. Ky është vendi im dhe populli im. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Beograd. Kur mësova për fotografin, fillova të pretendoj të largohem nga kjo foto. Florimi më vonë u kthye në Kosovë.”, ka thënë Duraj.
ëura je danas nakon celog ludila, ëeleo da napravimo ovaj snimak, hteo je da se obrati ljudima. Ja sam to i uëinila, oprostite ako je malo zbunjen, razumite to je posledica svega kroz šta su on i njegova porodica prošli tokom protekla 2 dana. Sreëan Uskrs svima! #nedirajmikomšiju pic.twitter.com/6oQXL1H12B
— Sophia (@sodzinjon) April 27, 2019
Pronari i furrës ka mohuar se ai vet do të largohet nga Beogradi dhe se do të vazhdoj të punoj aty.
(Kosova Sot)