Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet 58 vjeçari në Tiranë, pjesë e rrjetit të kokainës Holandë-Itali

  • 28 April 2019 - 15:32
Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet 58 vjeçari në Tiranë, pjesë e rrjetit të kokainës Holandë-Itali

Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane.
 

Shtetasi me iniciale M.Xh, u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Gjatë vitit 2016, dyshohet se ky shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

(Kosova Sot)