Thaçi dhe Beqa gënjyen, ja videoja e Qunit në krah me Agim Ramadanin

  • 28 April 2019 - 15:42
Thaçi dhe Beqa gënjyen, ja videoja e Qunit në krah me Agim Ramadanin

LDK’së ishte në frontin e luftës. Madje, shihet në krah me heroin Agim Ramadanin.

Dje deputeti i pozitës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.

Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.

Ndërsa, si demantim i deklarimeve të deputetit Beqa, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë nga vija e frontit ku shihet deputeti Quni.

Kjo video e dëshmon praninë e Anton Qunit në Betejën e Koshares, ndërsa shihet të jetë i shoqëruar nga heroi i Kosovës, Agim Ramadani, i njohur ndryshe si komandant “Katana”

Pra, pamjet e tilla dëshmojnë të kundërtën nga deklarimet e Presidentit Thaçi dhe deputetit Beqa.

(Kosova Sot)