Thaçi prapë zhvleftëson Samitin e Berlinit, pret të flitet për korrigjim kufijsh me Serbinë

  • 28 April 2019 - 16:54
Thaçi prapë zhvleftëson Samitin e Berlinit, pret të flitet për korrigjim kufijsh me Serbinë

Hashim Thaçi ka thënë se nuk prek asgjë nga takimi i Berlinit i thirrur nga Kancelarja Angela Merkel ku do të takohen zyrtarët serbë e kosovarë. Ai ka thënë se do të shkojë edhe në Gjermani për të kërkuar bashkimin e Luginës me Kosovën. Por, ka thënë se nuk do të lejojë të bisedohet për shkëmbim të territoreve.

“Ritheksoj pozicionin tim, do të ishte me interes për shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës t’i bashkohen Kosovës.  Do të ishte korrigjim i padrejtësive historike. Do të jem kundër shkëmbimit të territoreve. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë asnjë lloj sovraniteti të dyfishtë, asnjë model gjermano-gjerman, as model i Republika Srpska, apo asnjë lloj asociacioni. Sepse të gjitha janë të tejkaluara”, ka thënë Thaçi, nga aeroporti i Prishtinës.

 

Konferencë për media para nisjes për Berlin (Drejtpërdrejt)

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, April 28, 2019

Para nisjes për në Berlin, Thaçi ka thënë se pret nga udhëheqësit e Gjermanisë e Francës të mbështesin Kosovën në rrugën europiane dhe në liberalizim të vizave.

“Pres që Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron që të kërkojnë njohjen e Kosovës në këtë takim. Edhe njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së që kanë hezitime”, ka thënë Presidenti.

“Nuk duhet pritur mrekulli”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)