U rrahën me sëpata për mal në Rugovë, gjendet i vdekur 49 vjeçari

  • 28 April 2019 - 17:40
U rrahën me sëpata për mal në Rugovë, gjendet i vdekur 49 vjeçari

M.N 49 vjeçar (gazeta e di identitetin e tij) është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premtë kur janë përleshur për mal.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë. Madje për vendodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja.

Por, i njejti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës.

 “Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dalë në vend të ngjarjes”, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i prokurorisë Themlore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ndryshe, media ka raportuar për këtë rast, madje në përleshje është përfshirë edhe një i mitur.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, A.N,SH.L dhe një të mituri, lidhur me këtë rast.

49 vjeçari M.N deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa pak më parë është gjetur i vdekur.

Të gjitha njësitë e nevojshme policore po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, mjëkët kanë konstatuar vdekjen e tij.

(Kosova Sot)