Alarmojnë ekspertët: Terroristët planifikojnë sulme të reja në vendpushimet e njohura botërore

  • 28 April 2019 - 17:41
Alarmojnë ekspertët: Terroristët planifikojnë sulme të reja në vendpushimet e njohura botërore

Ekspertët paralajmërojnë se anëtarët e grupit terrorist të Shtetit Islamik do të nisin sulme të reja terroriste në vendpushimet e njohura në gjithë botën.

Sipas Telegrafit britanik, besohet se terroristët po ikin nga Iraku dhe Siria dhe se sulmet janë planifikuar në vendet më të prekshme, si India, Maldive, Kenia dhe Tanzania.

Pas rënies së kalifatit të vetëshpallur, besohet se anëtarët e organizatës terroriste kanë zhvendosur vëmendjen e tyre ndaj sulmeve anembanë botës.


“Ky ndryshim i taktikave është një çështje shqetësimi. Kur ishin të preokupuar me qeverisjen e kalifatit, ata shpenzuan shumë kohë duke iu kushtuar çështjeve si shëndetësia. Kjo iu mori shumë kohë, por tani ata nuk e bëjnë këtë dhe kanë kohë për të përhapur propagandë përmes rrugës së sulmeve”, tha një burim i gazetës britanike.

Një burim tjetër beson se rënia e kalifatit të vetëshpallur është një ‘gjë fantastike’, por krijon probleme afatshkurtra dhe afatmesme të përhapjes së anëtarëve të Shtetit Islam në mbarë botën, të cilët do të përpiqen të kryejnë sulme në mënyrë që të përhapin mesazhin e Shtetit Islam.

Një burim i një dege të Shtetit Islamik në Afganistan thotë se sulmuesit vetëvrasës nga Shri Lanka ishin në kontakt me udhëheqësit e Shtetit Islamik në Irak.

“Ka mundësi që sulme të ngjashme do të ndodhin në vendet e Azisë Jugore në të ardhmen e afërt dhe Shteti Islamik do të përdorë të njëjtën strategji të sulmeve me bomba nga Shri Lanka për shkak se ajo ishte e suksesshme”, thotë një burim i paidentifikuar. 

(Kosova Sot)