Gazetarët serb Vuçiqit: Kërkoji falje kolegëve tanë në Kosovë

  • 28 April 2019 - 18:40
Gazetarët serb Vuçiqit: Kërkoji falje kolegëve tanë në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, e ka dënuar gjuhën që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic e ka përdorur për t’i etiketuar gazetarët e që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai i kishte quajtur gazetarët e pavarur të kësaj pjese si “rrjet i mediave të paguara nga jashtë që dëshirojnë ta dëmtojnë unitetin e popullit serb në Kosovë”, raporton N1.

“Presidenti serb në mënyrë brutale i ka ofenduar kolegët tanë që punojnë në tavolina të vogla të Mitrovicës veriore, me deklarata të pavërteta dhe i ka bërë shënjestër ndaj sulmeve” thuhet në deklaratë.

“Kjo nuk është hera e parë që kolegët tanë nga pjesa veriore e Kosovës janë duke vuajtur nga presioni. Ata ishin subjekt i sulmeve fizike, verbale dhe kibernetike në raste të ndryshme” thuhet në deklaratë.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë kujton se kjo lloj gjuhe është shumë e rrezikshme, veçanërisht në Kosovë, ku situata ka qenë në prag të konfliktit për vite me radhë. “Ne mbajmë në mend që autoritet kanë përdorur gjuhë të njëjtë për ta sulmuar dhe shpifur ndaj Oliver Ivanoviqit, para se ai të vritej” shtohet në deklaratë.

Ky asociacion tha që “kërkon që presidenti i Serbisë t’i tërheqë deklaratat e tij sa më shpejtë që është e mundur dhe t’i kërkojë falje gazetarëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, të cilët po e bëjnë detyrën e tyre me nder dhe profesionalizëm”. 

(Kosova Sot)